Ballina Flash

Osmani përkujton heroin Ekrem Rexha

PRISHTINË, 8 maj /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani, në 22-vjetorin e vrasjes, ka përkujtuar heroin Ekrem Rexha, komandant Drini.

“Komandant Drini ishte njeriu që kontributin e tij për luftën në radhët e UÇK-së u përpoq ta vazhdojë pas lufte në ndërtimin e paqes. Fatkeqësisht aktiviteti i tij për të mirën e vendit u ndërpre dhunshëm 22-vjet me parë. Kosova humbi njeriun që demonstroi vullnet dhe dashuri për këtë vend. Figura e tij do të jetë përjetësisht e nderuar. E nderimi më i madh për të do të jetë kur autorët të dalin para drejtësisë”, shprehet Osmani në mesazhin e saj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Deri në 60 të vdekur pas një sulmi ajror në një shkollë në Luhansk
Artikulli tjetërShkatërruan stolat e stadiumit “Elbasan Arena”, arrestohen dy shtetas