TIRANË, 1 Maj /ATSH – I. Vata- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar sot punëtorët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Në urimin e saj ministrja, Xhaçka shpreh mirënjohje dhe respekt për të gjithë punëtorët që kontribuuan për shoqërinë.
“Në këtë 1 maj përulemi me respekt për burrat dhe gratë, të cilët punojnë për ta bërë jetën, shoqërinë dhe vendin tonë më të mirë. Mirënjohje përpjekjeve dhe punës tuaj të palodhur”, shprehet ministrja Xhaçka.






















