Ballina Aktualitet

Punë dhe perspektivë, jo ndihmë ekonomike

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155674431711523/

TIRANË, 23 Mars/ATSH/.- Punë dhe perspektivë të re dhe jo ndihmë ekonomike.

Kjo është alternativa që iu ofrua Romario Mezanit, 23 vjeç nga Vlora, i cili doli nga skema e ndihmës ekonomike.

Përmes një videoje në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama solli shembullin e tij për të ilustruar moton e qeverisë se “ndihma ekonomike nuk është zgjidhje, alternativa është punësimi”.

“Mirëmëngjes dhe me shembullin e këtij djali të ri që humbi ndihmën ekonomike, por fitoi punën dhe një perspektivë të re për veten, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri.

“Jam Romario Mezani, jam 23 vjeç. Kam qenë me ndihmë ekonomike dhe merrja 50 mijë lekë në muaj. Ato ishin të pamjaftueshme për jetesën. Shkova te zyra e punës, e cila më ofroi punë pranë subjektit “Max Shoes”, si makinist këpucësh. Jam i kënaqur si nga paga edhe nga kushtet e punës”, u shpreh 23-vjeçari./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak2018, një dritare e vërtetë mundësie për Shqipërinë në rrugën drejt BE
Artikulli tjetërMoti i keq, OSHEE në gatishmëri edhe gjatë natës