Ballina Ekonomi

Kompanitë indiane interes për tregun shqiptar

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Kompanitë indiane shprehin interes për të hyrë në tregun shqiptar.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), bëri të ditur se kompania indiane “Rajdhani”, ka shprehur interes për të vendosur kontakte bashkëpunimi me kompani shqiptare që importojnë grurë dhe produkte të tjera si: miell gruri, makarona, bishtaja të përpunuara etj.

Kompania “Rajdhani” operon në 20 vende të botës, e angazhuar në prodhimin, paketimin dhe tregtimin e gamës së gjerë të artikujve ushqimorë nën emrin e markës së saj. Kompania është e akredituar me certifikatën gjermane ISO 22000-2005, por dhe me certifikata të tjera nga organizatat e qeverisë së Indisë, si Autoriteti i Sigurisë dhe Standardeve Ushqimore të Indisë (FSSAI), AGMARK, APEDA.

Gjithashtu, kjo kompani është importuesi kryesor i drithërave nga Australia, Etiopia, Kanadaja, Mianmari dhe Kina.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPas fillimit të luftës edhe 22 000… dasma në Ukrainë!
Artikulli tjetërNorma e interesit e bonove të thesarit e qëndrueshme