TIRANE, 22 prill /ATSH/ Normat e interesit ose yield-et e Bonove të Thesarit shënuan qëndrueshmëri, pas një tendence pothuajse dymujore në rritje.
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, bonot me maturim 12-mujor u emetuan në ankandin e kësaj jave me një yield mesatar të ponderuar prej 2.22 %.
Krahasuar me ankandin e mëparshëm, norma mesatare e interesit u rrit lehtë me 0.02 %.
Sipas BSH-së, kërcimi më i lartë në yield-et e bonove 12-mujore u ndie në ankandin e fundit të muajit mars, i pari pas rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë. Yield-i mesatar u rrit në 2.19 %, nga 1.79 % që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.
Në këtë ankand nga 9.7 miliardë lekë bono thesari të nxjerra në shitje, kërkesa totale në ankand arriti në 9.57 miliardë lekë.
/r.e/






















