Ballina Flash

Parashikimi i motit, 21 prill 2022

TIRANË, 20 prill/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë edhe për ditën e nesërme do të vijojë të jetë nën ndikimin e  kushteve të paqëndrueshme atmosferike ndikuar nga masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale të herëpashershme kryesisht gjatë pjesës së parë të ditës si dhe në orët e vona të mbrëmjes.

Ashtu si sot edhe për nesër parashikohet erë relativisht intensive me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era intensive dhe shpejtësi që arrijnë deri në 15-18m/s. Deti i forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/17 Re diell/shi
Kukës 7/16 Re diell/shi
Lezhë 8/20 Re diell/shi
Dibër 4/17 Re diell/shi
Durrës 9/22 Re diell/shi
Tiranë 10/21 Re diell/shi
Elbasan 7/22 Re diell/shi
Berat 4/23 Re diell/shi
Vlorë 10/22 Re diell/shi
Korçë 2/16 Re diell/shi
Gjirokastër 2/19 Re diell/shi
Sarandë 5/20 Re diell/shi

 

                      

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU-JORK – Guterres kërkon të vizitojë Moskën dhe Kievin në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/4/2022