Ballina Bota

MAQEDONI – Kurz: BE plotësohet me Ballkanin Perëndimor

SHKUP, 7 shtator /ATSH-MIA/ –  Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz deklaroi sot se BE-ja do të jetë e plotë vetëm atëherë kur në të do të integrohet Ballkani Perëndimor.

Gjatë një vizite zyrtare në Shkup, ai u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të marrin pjesë në referendumin për emrin.

Kurz theksoi se Austria ishte investitori më i rëndësishëm i Maqedonisë si dhe mike e Maqedonisë dhe e gjithë rajonit.

Ai tha se e ndan mendimin se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin e tyre në Bashkimin Europian.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev falenderoi kancelarin Kurz për vizitën e tij në Maqedoni duke theksuar se mbështetja e Austrisë për vendin ka ardhur në periudhën e gjetjes së zgjidhjes me Greqinë për problemin e emrit.

Ai theksoi se me marrëveshjen e arritur në Prespë janë hapur dyert për anëtarësim të plotë të Maqedonisë në NATO dhe për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakE-Albania, 1.6 milionë kërkesa për shërbime online
Artikulli tjetërTeatri i ri, sipas një drafti të dakordësuar me BE