Ballina Bota

POLONI – Karczewski: BE të mendojë edhe për gabimet

KRYNICA ZDROJ, 7 shtator /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Europian është në udhëkryq, jemi në një moment në të cilin duhet të mendojmë jo vetëm për sukseset, por edhe për gabimet nga të cilat duhet të nxjerrim mësime, deklaroi presidenti i Senatit polak, Stanislaw Karczewski, gjatë debatit mbi temën ”Europa – Dje, Sot dhe Nesër” të zhvilluar në Poloni.

Në këtë event morën pjesë edhe komisioneri i BE-së për Arsimin, Kulturën, Politikën e të rinjve dhe Shtetësinë, hungarezi Tibor Navracsics, ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics, ministri lituanez i Ekonomisë, Virginijus Sinkevicius dhe kryetari i Senatit rumun, Calin Popesku Tariceanu.

Duke folur për unitetin brenda BE-së, u fol edhe për Brexit, i cili u konsiderua një gabim nga të gjithë pjesëmarrësit në debat.

“Brexit nuk është thjesht divorc nga Bashkimi Europian, por një fakt që do të ketë pasoja për të ardhmen e të gjithë kontinentit. Ne duhet ta mbajmë Britaninë e Madhe sa më pranë të mundemi”, vuri në dukje ministri i Jashtëm letonez, Edgars Rinkevics.

Për Navracsics në mesin e aspekteve pozitive të unionit duhet të numërohet si arritje mirëqenia e tij ekonomike./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShteti ligjor, Kryemadhi: Opozita do të vazhdojë betejën në Kuvend
Artikulli tjetërRikonstruktohet rruga në Shkodër, përfitojnë 1 mijë banorë