Ballina Lajme nga Vendi

Rikonstruktohet rruga në Shkodër, përfitojnë 1 mijë banorë

TIRANË, 7 shtator/ATSH/ Përfundoi sot rindërtimi i rrugës Oblikë – Obot një investim prej 12.4 milionë lekësh që përmirëson standardet e jetesës për 1 mijë banorë në Njësinë Administrative Ana e Malit, në Shkodër.

Investimi është kryer me të ardhurat e bashkisë së Shkodrës. Në bashkëbisedim me banorët, kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi foli për investimet e realizuara në këtë zonë gjatë tre viteve të fundit.

Ajo njoftoi edhe lajmin e mirë për punësimin gjatë stinës së dimrit të banorëve nga familjet e varfëra, falë një projekti të mbështetur nga donatorë.

Rruga e Obotit ka një gjatësi 1350 ml, gjerësi 3.5 m dhe ka një impakt pozitiv të padiskutueshem për këtë zonë. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPOLONI – Karczewski: BE të mendojë edhe për gabimet
Artikulli tjetërFund sezoni i verës, euro forcon pozitat ndaj lekut