Ballina Flash

Mbretëria e Bashkuar mbështet lirinë e shtypit në Shqipëri

TIRANË, 6 prill /ATSH/ Ministri i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar, Michael Ellis MP ndodhet sot në Shqipëri dhe zhvilloi një takim me gazetarë dhe gazetare, drejtuese mediesh dhe ekspertë që punojnë për llogaridhënien dhe transparencën.

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë lirinë e shtypit në Shqipëri dhe këdo që angazhohet për t’i dhënë zë publikut dhe mban institucionet përgjegjëse.

“Dija është pushtet dhe gazetaria ndihmon në fuqizimin e qytetarëve duke u dhënë njohuritë që përndryshe nuk do të kishin. Duke ditur se çdo shoqëri ka ndasitë e veta, presim nga gazetarët të ndihmojnë t’i bëjnë njerëzit bashkë, duke dhënë një vlerësim të drejtë të fakteve, duke reduktuar perceptimin e dallimeve”, tha ministri i Mbretërisë së Bashkuar.

“Është shenjë e lirisë së shoqërisë të përfshijë pakicat, të refuzojë ndasitë si dhe të largohet nga urrejtja dhe paragjykimet”, theksoi ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Nyja e Milotit”, shpronësohen pronarët me 16.6 milionë lekë
Artikulli tjetërGjiknuri: Mandati i tretë sjell sfida të reja për PS-në