TIRANË, 6 prill/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të prefektëve të Durrësit dhe Lezhës, si dhe emërimin e prefektëve të rinj që i zëvendësojnë ata.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u lirua nga detyra prefekti i qarkut Durrës, Roland Nasto, dhe në vend të tij u emërua Emiljan Jani.
Po ashtu me një tjetër vendim, qeveria vendosi lirimin nga detyra të prefektit të Lezhës, Gjokë Jaku dhe emërimin në këtë detyrë të Gjergj Prendit.
/m.m/a.a/r.e/












