Ballina Ekonomi

KESH: Prodhimi ditor në kaskadën e Drinit, 15,993 MWh

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare publikoi sot përditësimin e informacionit mbi prurjet natyrore dhe prodhimin e energjisë elektrike në kaskadën e lumit Drin.

Sipas KESH-it, prurjet natyrore në kaskadën e Drinit janë: HEC Fierzë 800 m3/s, HEC Koman 650 m3/s dhe HEC Vau i Dejës 120 m3/s

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë: Hec Fierzë 263.12 mmnd, Hec Koman 173.10 mmnd dhe Hec Vau Dejës 74.80 mmnd.

“Prodhimi ditor në të tre HEC-et është: 15,993 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 350 GWh”, njoftoi KESH.

/k.s//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Mbi gjysmë milionë shprehje interesi për Këshillimin e parë Kombëtar
Artikulli tjetërKATAR 2022 – Hidhet shorti i grupeve