Ballina Flash

KATAR 2022 – Hidhet shorti i grupeve

DOHA, 2 prill /ATSH/ – U hodh dje në Doha, kryeqyteti i Katarit, shorti ku u përcaktuan grupet për Kampionatin Botëror të futbollit, sipas pamjeve televizive.

Në këtë botëror do të luhen 64 ndeshje, ndërsa shorti vendosi që në hapjen e kampionatit, më 22 nëntor, të luhet ndeshja Holande-Senegal.

Grupi A: Katari, Ekuadori, Holanda dhe Senegali

Grupi B: Anglia, Irani, SHBA-ja ose Skocia ose Ukraina ose Uellsi

Grupi C: Argjentina, Arabia Saudite, Meksika dhe Polonia

Grupi D: Franca, EBA ose Australia ose Peruja, Danimarka dhe Tunizia

Grupi E: Spanja, Kosta Rika ose Zelanda e Re, Gjermania dhe Japonia

Grupi F: Belgjika, Kanadaja, Kroacia dhe Maroku

Grupi G: Brazili, Zvicra, Serbia dhe Kameruni

Grupi H: Portugalia, Gana, Uruguaji dhe Koreja e Jugut

Kampionati Botëror do të luhet nga 21 nëntor deri më 18 dhjetor 2022./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKESH: Prodhimi ditor në kaskadën e Drinit, 15,993 MWh
Artikulli tjetër​23 vite nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës