TIRANË, 2 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare publikoi sot përditësimin e informacionit mbi prurjet natyrore dhe prodhimin e energjisë elektrike në kaskadën e lumit Drin.
Sipas KESH-it, prurjet natyrore në kaskadën e Drinit janë: HEC Fierzë 800 m3/s, HEC Koman 650 m3/s dhe HEC Vau i Dejës 120 m3/s
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë: Hec Fierzë 263.12 mmnd, Hec Koman 173.10 mmnd dhe Hec Vau Dejës 74.80 mmnd.
“Prodhimi ditor në të tre HEC-et është: 15,993 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 350 GWh”, njoftoi KESH.
/k.s//a.a/






















