Ballina Aktualitet

Protesta e nëntë kundër rritjes së çmimeve

TIRANË, 29 mars/ATSH/ Qytetarët u mblodhën sot përballë Kryeministrisë, për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës, ndikuar nga lufta në Ukrainë.

Me pankarta në duar, qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera bazë.

Përfaqësuesi i “Qëndresa Qytetare”, Migen Qiraxhi, tha se “patëm mundësi të përpilonim disa kërkesa për fashën e grupe në nevojë dhe kemi konsumuar në rrugë institucionale. Ne kemi treguar që e lemë protestën, por lajmi i mirë është që jemi rikthyer. E rëndësishme është që qytetarët e angazhuar dhe grupet shoqërore janë për të treguar vullnetin që ne qëndrojmë”.

Ai theksoi se ditën e sotme kanë vendosur që protesta të fokusohet më së shumti te sloganet.

Kjo është protesta e nëntë e qytetarëve përpara Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.
Që prej fillimit të rritjes së çmimeve qytetarët kanë nisur protestat ku bëjnë thirrje për uljen e çmimeve.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Moska njofton një reduktim të ndjeshëm të aktiviteteve ushtarake në Ukrainë
Artikulli tjetërKPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Sulejman Kurti