TIRANË, 25 mars/ATSH/ Një ditë pas aksionit për lirimin e hapësirave në Kodër Krastë, nën kujdesin e kryetari të bashkisë Gledian Llatja, janë mbjellë 400 fidanë të rinj pishe.
Kjo kurorë e gjelbër pishash i shtohet masivit pyjor të Kodër Krastës, e cila vitet e fundit është kthyer në një park jo vetëm pushimi, por edhe kodrinë sportive për qytetarët e Elbasanit.
Preferenca sa vjen e rritet për ta frekuentuar Kodër Krastën, për nga vetë pozita gjeografike që ajo ka, por edhe nga klima, prandaj edhe e quajnë “mushkëria e Elbasanit”.
Të katër stinët kodrën e sheh të gjelbëruar duke i dhënë qytetit një pamje akoma më të bukur. Kryetari i bashkisë Gledian Llatja ka falënderuar të gjitha institucioneve që iu përgjigjën thirrjes së bashkisë Elbasan dhe prefektit të Qarkut në një aksion për zëvendësimin e pemëve të dëmtuara ndër vite.
“Mbjellja e pishave tradicionale në Kodër Krastë do të vazhdojë, të gjithë qytetarët elbasanas mund të mbjellin pemën e tyre në këtë Kodër, e cila zbukuron mjedisin, por ruan edhe shëndetin tonë. Një pemë e mbjellë sot, më shumë shëndet për fëmijët tanë”.
/k.s/a.a/r.e/






















