Ballina Bota

PARIS – Macron takon liderët e Beneluksit para samitit të BE

PARIS, 6 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron takohet sot me liderët e Beneluksit, në prag të një samiti të BE-së.

Takimi mes Macron, kryeministrit belg, Charles Michel, atij luksemburgas, Premier Xavier Bettel dhe holandez, Mark Rutte zhvillohet dy javë para samitit jozyrtar të unionit në Salcburg, Austri.

Migrimi dhe Brexit janë dy çështjet më të nxehta të këtij samiti.

Nesër, Macron do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Marsejë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjimshiti: Kemi dy objektiva, të luajmë mirë dhe të kalojmë grupin
Artikulli tjetërPlatforma e bashkëqeverisjes, rruga më e shkurtër për të zgjidhur një hall