Ballina Flash

Pulla postare Slloveni-Shqipëri, më e preferuara nga publiku

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Pulla postare Slloveni-Shqipëri është më e preferuara nga publiku.

Lajmin e bëri të ditur sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, që u shpreh se kjo pullë është renditur në vendin e parë si më e preferuara nga publiku për vitin 2021.

Pulla Slloveni – Shqipëri tregon pamje nga Laguna e Nartës dhe liqeni Cerknica në Slloveni.

“Pulla postare Slloveni – Shqipëri me pamje nga Laguna e Nartës dhe Liqeni Cerknica në Slloveni është renditur në vendin e parë  si më e preferuara  nga publiku për vitin 2021”, theksoi MEPJ.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVARSHAVË – Biden viziton trupat amerikane në Poloni
Artikulli tjetërGjeçi: Dy vatra të reja të gripit të shpendëve, në Divjakë dhe Devoll