Ballina Bota

KIEV – Zelensky: Protesta në gjithë botën në mbështetje të Ukrainës

KIEV, 24 mars /ATSH–DPA/ – Ndërsa qytetet ukrainase i janë nënshtruar një sulmi të ri rus, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje njerëzve në të gjithë botën të demonstrojnë, tashmë që u bë një muaj që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj fqinjit të saj perëndimor.

“Ejani nga zyrat, shtëpitë, shkollat ​​dhe universitetet tuaja. Ejani në emër të paqes, ejani me simbolet ukrainase për të mbështetur Ukrainën, për të mbështetur lirinë, jetën. Shkoni në sheshet dhe rrugët tuaja, lëreni veten tuaj të shihet dhe të dëgjohet”, theksoi Zelensky në një video-mesazh.

“Thoni që njerëzit kanë rëndësi, liria ka rëndësi, Ukraina ka rëndësi”, apeloi presidenti.

”Rusia e filloi luftën kundër lirisë”, tha Zelensky duke shtuar se ”Moska po përpiqet të mposhtë lirinë e të gjithë njerëzve në Evropë dhe pastaj të të gjithë njerëzve në botë”.

”Unë ju kërkoj të kundërshtoni luftën që fillon më 24 mars, saktësisht një muaj pas pushtimit rus”, përfundoi Zelensky./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSEUL – Koreja e Veriut teston një raketë ndërkontinentale
Artikulli tjetërMeta: Do ta kujtojmë gjithmonë kontributin e Albright për çlirimin e Kosovës