Ballina Bota

BRUKSEL – Le Drian: Siguria ushqimore botërore në rrezik

BRUKSEL, 21 mars /ATSH-ANSA/ – Duhet të merremi seriozisht me sfidën e sigurisë ushqimore botërore, deklaroi ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.

”I njohim hapësirat e prodhimit të grurit në Ukrainë dhe Rusi si edhe pasojat e luftës, thënë ndryshe pamundësinë për të mbjellë, për të korrur dhe për të eksportuar”, shtoi ai.

”Nuk janë sanksionet që po sjellin keqfunksionime serioze të sigurisë ushqimore botë, por  është lufta. Është lufta ajo që do të mund të sjellë nesër rrezikun e urisë”, theksoi Le Drian.

”Ne evropianët duhet ta përballojmë shumë shpejt këtë situatë të re, së bashku me partnerët tanë, agjencitë, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të për të parandaluar që lufta të shkaktojë një krizë shumë të rëndë botërore ushqimore”, tha ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLlazi Sërbo, aktori që qëndroi jashtë kornizave deri në fund
Artikulli tjetërRama: Nuk do të replikoj më në komentet në Facebook