Ballina Flash

Parashikimi i motit, 15 mars 2022

TIRANË, 15 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët me shtim vranësirash pasdite në pjesën veriore dhe atë qendrore. Të pranishme do të jenë ngricat në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i juglindje-veriperëndimit dhe shpejtësi 1-8 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/16 Diell re
Kukës -2/13 Diell re
Lezhë 0/16 Diell re
Dibër -2/13 Diell re
Durrës 4/16 Diell re
Tiranë 4/17 Diell re
Elbasan 4/17 Diell re
Berat -2/18 Diell re
Vlorë 5/17 Diell
Korçë -2/9 Diell
Gjirokastër -1/15 Diell
Sarandë 4/18 Diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: S’është paguar asnjë lek për koncertin e Malumës nga buxheti publik
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/3/2022