Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/3/2022

BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë për shtyp e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg në prag të takimit të ministrave të Mbrojtjes të aleancës.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Kryeministri Boris Johnson pret drejtuesit e Forcës së Përbashkët.

TIRANË – Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell takohet me liderët shqiptarë.

BUDAPEST (Hungari) – Demonstratë pro dhe kundër Orbanit përpara zgjedhjeve të prillit.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i ministrave të Ekonomisë dhe Financave të BE-së.

PARIS (Francë) – Takimi i ministrave evropianë të Shëndetësisë për pritjen e të sëmurëve dhe të plagosurve nga Ukraina.

BERLIN (Gjermani) – Konferencë për shtyp e kancelarit Scholz dhe mbretit Abdallah II të Jordanisë.

BERLIN (Gjermani) – Konferencë për shtyp e ministres së Brendshme Nancy Faeser mbi planin për të luftuar të djathtën ekstreme.

SAN FRANCISKO – Rihapja e zyrave të Twitter dhe fillimi i kthimit të punonjësve në zyrë.

OTAVA (Kanada) – Transmetimi i një fjalimi të presidentit ukrainas Zelensky para parlamentit.

IDLIB (Siri) – 11-vjetori i fillimit të luftës në Siri.

AMSTERDAM (Holandë) – Futboll – Liga e Kampionëve – Ajax Amsterdam-Benfica.

MANÇESTER (Mbretëria e Bashkuar) – Futboll – Liga e Kampionëve – Manchester United-Atletico Madrid./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 15 mars 2022
Artikulli tjetërNJU JORK – Guterres: Ukraina është në zjarr