Ballina Bota

BERLIN – Mbi 64 000 refugjatë ukrainas në Gjermani

BERLIN, 8 mars /ATSH-DPA/- Që nga fillimi i luftës, policia federale ka zbuluar 64,604 refugjatë nga Ukraina në Gjermani, njoftoi sot në Berlin një zëdhënës i Ministrisë Federale të Brendshme.

Numri i tyre ka arritur rreth 14,000 refugjatë më shumë se një ditë më parë.

“Policia federale aktualisht po kryen kontrolle, por duke qenë se nuk ka kontrolle të palëvizshme në kufijtë e brendshëm të BE-së, numri i refugjatëve të luftës që hyjnë në Gjermani në fakt mund të jetë tashmë shumë më i lartë”, tha zëdhënësi.

Që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë, mbi 2 milionë njerëz janë larguar tashmë nga vendi, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët. Deri më tani, shteti fqinj Polonia ka pranuar më shumë refugjatë të luftës. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19, MSHMS: 87 raste të reja në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërPARIS – UNESCO: Trashëgimia ukrainase duhet të mbrohet si forcë për paqen