Ballina Aktualitet

Bushati: Shkodranët të përdorin fuqinë e votës së tyre

TIRANË, 6 mars/ATSH/ Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Shkodër, Xhemal Bushati ftoi sot qytetarët shkodranë të përdorin fuqinë e votës.

“Sot është dita kur të gjithë shkodranët do të përdorin fuqinë e votës së tyre. I ftoj qytetarët e Shkodrës dhe të gjitha njësive administrative të votojnë, ta ushtrojnë këtë të drejtë. Sa më shumë të votojmë, sa më shumë ta shprehin vullnetin e tyre të lirë, aq më e drejtë do të jetë kjo vendimmarrje, për Shkodrën tonë, për të gjithë ne”, tha ai.

Bushati theksoi se “komisionerët e PD-së janë në krye të detyrës dhe vonesat janë për arsye organizative që nuk varen prej tyre”./m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCelibashi: Thirrjet politike, përveç pjesëmarrjes në votime, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor
Artikulli tjetërOSHEE: Rikthehet energjia në të gjitha qendrat e votimit në Peshkopi