LONDER, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe do të shpallë nesër sanksione kundër Rusisë pas njohjes së rajoneve separatiste ukrainase të Luhanskut dhe Donetskut nga Moska, tha Ministria e Jashtme britanike.
“Nesër do të shpallim sanksione të reja ndaj Rusisë në përgjigje të shkeljes së ligjit ndërkombëtar dhe sulmit ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, shkroi në Twitter ministrja e Jashtme, Liz Truss.
Kryeministri britanik Boris Johnson e quajti vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për të njohur sovranitetin e zonave rebele një “ogur të keq” dhe një “shkelje flagrante” të ligjit ndërkombëtar./ /a.i/












