Ballina Bota

COVID-19 – Greqia lehtëson kufizimet

ATHINË, 17 shkurt /ATSH-ANA/ – Heqja e pjesshme e masave në lidhje me pandeminë e koronavirusit, përfshirë kufizimet në vendet e argëtimit, në udhëtimet shkollore dhe ngjarjet sportive do të hyjë në fuqi më 19 shkurt, deklaroi qeveria greke.

Ministri grek i Shëndetësisë Thanos Plevris theksoi se ”komiteti i ekspertëve të shëndetësisë pas kërkesës së qeverisë vendosi që të heqë disa kufizime” dhe se ”puna në distancë do të jetë e  kufizuar në 20% të stafit të sektorit publik dhe privat”.

Plevris tha se komiteti do të diskutojë edhe kërkesat specifike.

Detajet për heqjen e kufizimeve të sipërpërmendura do të detajohen me një vendim ministror të qeverisë (AKJ) që pritet në fund të javës, ndërsa masat do të hyjnë në fuqi të shtunën e ardhshme./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhixho: Vendimi i Kushtetueses dëshmoi se Presidenti ka zbatuar Kushtetutën
Artikulli tjetërKumbaro: Kontrolle për parandalimin e çmimeve abuzive në plazhe