Ballina Aktualitet

KQZ miraton renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit në 6 bashki

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Pas shortit të hedhur KQZ miratoi renditjen në fletën e votimit të subjekteve zgjedhore në 6 bashkitë ku zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore.

Bashkia Shkodër:

  1. “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
  2. “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)
  3. “Partia Demokratike” (PD)

     

    Bashkia Dibër:

  1. “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)
  2. “Partia Demokratike” (PD)
  3. “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
  4. “Lëvizja e Re” (LRE)

     

    Bashkia Durrës:

  1. Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)
  2. “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
  3. “Partia Demokratike” (PD)

     

    Bashkia Vorë:

  1. Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)
  2. “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
  3. “Partia Demokratike” (PD)

     

    Bashkia Rrogozhinë:

  1. “Partia Demokratike” (PD)
  2. “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
  3. Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

     

    Bashkia Lushnjë:

  1. “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
  2. “Partia Demokratike (PD)
  3. “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi modelet e dokumenteve që do të përdoren nga grupi i numërimit dhe Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve të pjesshme.

Gjithashtu, ai shqyrtoi kërkesën e subjektit zgjedhor “Lëvizja e Re” për regjistrimin e kandidatit për kryetar në bashkinë Durrës, Jonid Robert Nano për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 mars 2022. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri konstatoi se dokumentacioni i depozituar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja e Re”, për regjistrimin e kandidatit për kryetar bashkie, në bashkisë Durrës, Jonid Rober Nano, nuk është në përputhje me parashikimet e nenit 68, pika 3, të Kodit Zgjedhor dhe vendosi mosregjistrimin e Nano si kandidat.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Çfarë ka qenë Tirona”, Rezarta Delisula sjell dokumente autentike të Arkivit Osman
Artikulli tjetërBERLIN – Edhe gjermanëve u kërkohet të largohen nga Ukraina