TIRANË, 11 shkurt/ATSH – I. Vata/ Ambasada e SHBA-së ka bërë sot një tjetër donacion me pajisje për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.
Lajmi bëhet i ditur nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, e cila njofton donacionin e dhënë nga Ambasada amerikane në Tiranë.
“Ambasada e SHBA-së bëri sot një tjetër donacion për BKH-në, pajisje të cilat pritet të përmirësojnë dhe ta çojnë në një tjetër nivel punën hetimore të ndërmarrë në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion”, bën të ditur SPAK.
/r.e/























