LOS ANXHELES, 11 shkurt /ATSH-MIA/ – Basketbollisti i njohur i Los Anxheles Lajkërs dhe njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e ligës NBA, Kobe Bryant, humbi jetën si sot dy vjet më parë.
Bryant pësoi një aksident me helikopter në perëndim të Los Anxhelesit, ku humbën jetën edhe edhe vajza e tij 13- vjeçare Xhina dhe shtatë udhëtarë të tjerë.
I njohur me nofkën “Mamba e zezë”, Bryant në karrierën e tij fitoi pesë tituj në NBA, të fundit në vitin 2010, ndërsa hoqi dorë nga basketbolli në vitin 2016.
Brayant karrierën e tij e kaloi në klubin e Los Anxheles Lejkërs, ndërsa me përfaqësuesen amerikane fitoi dy medalje të arta olimpike, në vitin 2008 dhe 2012./ /os/






















