TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ Gjykata Kushtetuese do të mblidhet rreth orës 10:00 për të vijuar shqyrtimin e vendimit të parlamentit që kërkon shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Në seancën e 3 shkurtit, përfaqësuesi ligjor i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj kërkoi kohë për t’iu përgjigjur 70 pyetjeve që anëtarët e gjykatës dhe përfaqësuesit e Kuvendit bënë në adresë të tyre.
Dervishaj kundërshtoi procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës.
“Kuvendi i legjislaturës së kaluar inicioi një proces hetimor fiktiv, politik, të diktuar me urdhër, nuk ishin nga ato që ta legjitimonin ngritjen e një komisioni të asaj natyre, sepse nuk ka pasur e nuk ka lëndë për të iniciuar procesin e shkarkimit të presidentit siç përcakton Kushtetuta”, është shprehur Dervishaj.
/r.e/












