Ballina Bota

COVID-19 – Italia provon të hapet, lehtëson kufizimet

ROMË, 7 shkurt /ATSH-ANSA/ – Nga sot në Itali më pak kufizime dhe më shumë hapje, edhe pse qeveria mbetet e kujdesshme që Green Pass-i të respektohet.

Kurba e infeksioneve shënoi rënie në dy të tretat e provincave të vendit, megjithatë vlerat e incidencës mbeten ende të larta.

Super Green Pass me kohëzgjatje të pakufizuar, sistem i ri për karantinën (e përgjysmuar në pesë ditë për të pavaksinuarit) dhe me nxënës që pothuajse të gjithë do të kthehen në klasë.

”Lamtumirë” detyrimit të maskave në ambientet e jashtme në zonat e shpallura të bardha që nga e premtja e ardhshme, kur edhe diskotekat do të mund të rihapen me kapacitet deri në masën 50 për qind.

”Rruga për rikthimin në normalitet shënon fillimin në këto orë. E nisim sërish me kujdes, po hapet një fazë e re për vendin”, deklaroi koordinatori i CTS-së, Franco Locatelli.

”Rihapja duhet të menaxhohet me kujdes”, shtoi ai./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushtetuesja mblidhet sot për shkarkimin e Metës
Artikulli tjetër“Zëri juaj dëgjohet”, DPSHTRR e hapur për çdo denoncim dhe ankesë të qytetarëve