Ballina Flash

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2022

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Në mesditë e kryesisht pasdite reshjet e shiut fitojnë intensitet mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave. Në orët e pasdites në lartësinë mbi 300 metra në veri-verilindje dhe në lartësinë mbi 500 metra në lindje-juglindje reshje bore me intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindja-jugperëndimi  1-10 m/sek. Në orët e vona të mbrëmjes era kthen drejtim nga kuadrati i veriut dhe fiton shpejtësi deri në 20 m/s.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/11 Re shi
Kukës 5/8 Re shi/ borë
Lezhë 8/10 Re shi
Dibër 2/6 Re shi /borë
Durrës 7/15 Re shi
Tiranë 8/15 Re shi
Elbasan 7/14 Re shi
Berat 7/15 Re shi
Vlorë 9/15 Re shi
Korçë 3/5 Re shi/borë
Gjirokastër 6/14 Re shi
Sarandë 9/15 Re shi

 

 

                                                               

                 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet e 6 marsit, Balla: Qeveria ka projekte të mëdha për Lushnjën
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/02/2022