Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/02/2022

MOSKË (Rusi) – Presidenti Putin pret homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

KIEV (Ukrainë) – Vizitë e ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

UASHINGTON – Presidenti Biden pret kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

MANILA (Filipine) – Fillimi i vaksinimit të fëmijëve 5-11 vjeç kundër Covid-19.

KIEV (Ukrainë) – Vizitë e ministrave të Jashtëm çek, Jan Lipavsky, sllovak, Ivan Korcok dhe austriak, Alexander Schallenberg.

STRASBURG (Francë) – Takim jozyrtar i ministrave të BE-së përgjegjës për Bujqësinë.

PARIS (Francë) – Konferencë për shtyp e ministrit të Ekonomisë, Bruno Le Maire dhe homologut të tij gjerman, Robert Habeck.

KIEV (Ukrainë) – Konferencë për shtyp në internet e ministrave të Jashtëm gjerman dhe ukrainas.

BRUKSEL (Belgjikë) – Lagarde përpara Komisionit për Çështjet Ekonomike dhe Monetare të Parlamentit Evropian.

IZRAEL – Përfundimi i detyrimit të lejes shëndetësore kundër Covid-19 për të hyrë në kafene, restorante, bare, salla sportive dhe hotele.

MAROK – Rihapja e hapësirës ajrore marokene.

BAGDAD (Irak) – Seanca parlamentare për zgjedhjen e presidentit të Irakut.

BAGDAD (Irak) – Konferenca Rajonale MENA e Agjencisë së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

HAVANË (Kubë) – 60-vjetori i hyrjes në fuqi të sanksioneve ekonomike të SHBA kundër Kubës.

SANTIAGO (Kili) – Nisja e dozës së katërt të vaksinës kundër Covid për moshat mbi 55 vjeç./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 7 shkurt 2022
Artikulli tjetërFOKUS – Macron: Krizat nuk mund të zgjidhen pa bisedime