Ballina Aktualitet

Kryesia e PD miraton kandidatët për 6 bashkitë

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Kryesia e Partisë Demokratike miratoi sot kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

Kandidatët janë propozuar nga strukturat e Partisë Demokratike dhe u miratuan unanimisht nga kryesia e PD, bëri të ditur zyra e shtypit të PD.

Kështu në bashkinë Shkodër, kandidat i PD është Xhemal Bushati. Në bashkinë e Durrësit kandidat është Luan Hoti. Në bashkinë e Lushnjës kandidat është Indrit Sefa. Në bashkinë Dibër kandidat është Luan Haka. Në bashkinë Rrogozhinë kandidat është Ferdinand Saraçi. Në bashkinë Vorë kandidat është Ymer Marku.

PD thekson se, pas mbledhjes së kryesisë, fokusi i punës do të jetë angazhimi në terren për të fituar zgjedhjet në të 6 bashkitë. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTALIN – Estonia pezullon tranzitin e produkteve të naftës nga Bjellorusia
Artikulli tjetërFRANCË – Mblidhet për herë të parë Këshilli i Schengenit