Ballina Bota

FRANCË – Mblidhet për herë të parë Këshilli i Schengenit

FRANCË, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministrat e Brendshëm të 26 vendeve që përbëjnë Zonën Schengen të Evropës ranë dakord të takohen rregullisht në të ardhmen për të diskutuar mbi menaxhimin e krizës.

I ashtuquajturi Këshilli i Schengenit do të mblidhet për herë të parë më 3 mars, njoftoi sot ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin pas një takimi jozyrtar me kolegët e tij të BE-së në Lille, Francë.

Së bashku me katër vende jo anëtare të BE-së, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së janë pjesë e zonës Schengen, ku normalisht nuk ka kontrolle kufitare.

Megjithatë, në vitet e fundit, kontrollet e brendshme janë rikthyer vazhdimisht si rezultat i kërcënimeve nga terrorizmi dhe krizave të migracionit. Pandemia e Covid-19 çoi gjithashtu në rikthimin e tyre të gjerë për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Komisioni Evropian vitin e kaluar paraqiti një propozim për një reformë për të mbrojtur parimin e lëvizjes së lirë, duke bërë edhe një herë përjashtimin e kontrolleve kufitare.

Presidenti francez Emmanuel Macron po mbështet zbatimin e një reforme më të shpejtë. Ndër të tjera, ai bëri thirrje për rritjen e kontrolleve në kufijtë e jashtëm në mënyrë që liria e lëvizjes të rikthehet brenda zonës Schengen. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryesia e PD miraton kandidatët për 6 bashkitë
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e premte, 4 shkurt 2022