Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/02/2022

FRANCË – Heqja e shumicës së kufizimeve antiCovid-19.

BUKURESHT (Rumani) – Vizitë e ministrit të Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian.

TURKOING (Francë) – Vizitë e presidentit Macron për të mbrojtur paktin evropian të migracionit dhe reformën e zonës Schengen.

VJENË (Austri) – Takimi i ministrave të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatëve të saj (OPEC+).

LONDËR – Përurimi i ekspozitës “Autoportrete të Van Gogh” në galerinë Courtauld.

KEMBRIXH – Seancë dëgjimore për heqjen e mundshme të një statuje të lidhur me skllavërinë, që i përket Kishës Anglikane.

LONDËR – Mashtrimi digjital: raporti parlamentar britanik.

STRASBURG (Francë) – Seanca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për dënimin nga Luksemburgu të informatorit të “Luxleaks”.

BRUKSEL (Belgjikë) – Seanca dëgjimore procedurale për të specifikuar datat e gjyqit të 14 bashkëpunëtorëve të dyshuar të sulmeve xhihadiste të 13 nëntorit 2015 në Paris.

LUKSEMBURG – Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për ankesën e një kompanie polake në lidhje me kuadrin e aktiviteteve të ”Gazprom” në Evropën Qendrore dhe Lindore.

KOPENHAGË (Danimarkë) – Raporti i EEA për humbjet ekonomike për shkak të përçarjes së motit dhe klimës në Evropë.

BAZA AJRORE ”VANDENBERG” (SHBA) – Lëshimi i një rakete ”Falcon-9”.

DUBAI (EBA) – Vizita e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez.

ADIS ABEBA (Etiopi) – Samiti i Bashkimit Afrikan.

PEKIN (Kinë) – Takim i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar përpara Olimpiadës së Pekinit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 2 shkurt 2022
Artikulli tjetërCOVID-19 – Turqia regjistron për herë të parë mbi 100 000 raste të reja ditore