Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 2 shkurt 2022

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e sotme parashikohet mot kryesisht me alternime e vranësira, si dhe intervale kthjellimi.

Reshje shiu me intensitet të ulët në bregdetin jugor, si dhe borë e dobët në male në orët e para të mëngjesit. Më tej reshjet ndërpriten në të gjithë vendin. Në rrugë do të ketë ngrica.

Era do të fryjë nga kuadranti i veriut, mesatare dhe përkohësisht e vrullshme në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet të jetë i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 1/9 re diell
Kukës -4/5 re diell
Lezhë 2/10 diell
Dibër -5/5 re diell
Durrës 2/11 diell
Tiranë 1/11 diell
Elbasan 0/10 diell
Berat 0/12 diell
Vlorë 2/12 diell
Korçë -4/2 diell
Gjirokastër 1/11 diell
Sarandë 4/15 diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBilali: Nxitje e investimeve të huaja në Shkodër   
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/02/2022