Ballina Flash

Parashikimi i motit, 28 janar 2022

TIRANË, 28 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë për sot do jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti do të nisë me kthjellime dhe gradualisht vranësira në shtim deri të dendura. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në perëndim e pasdite shtrihen  edhe në qendër e jug të vendit. Në lindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -1/12 Diell re
Kukës -3/9 Diell re
Lezhë 3/12 Diell re shi
Dibër -5/7 Diell re  borë
Durrës 1/13 Diell re
Tiranë 1/14 Diell re shi
Elbasan 0/13 Diell re shi
Berat -2/15 Diell re shi
Vlorë 1/14 Diell re shi
Korçë -5/4 Diell re borë
Gjirokastër -3/10 Diell re shi
Sarandë 3/14 Diell re

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Presidenti i ri normal, Meta më anormali që kemi pasur
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/01/2022