BERLIN, 31 gusht/ATSH- DPA/ – Komisioni Europian do të propozojë heqjen e ndryshimit të orës në të gjitha vendet e Bashkimin Europian, deklaroi presidenti Jean-Claude Juncker në një intervistë.
“Njerëzit e duan këtë ndryshim, kështu që ne jemi të detyruar ta bëjmë,” tha ai për kanalin televiziv publik ZDF.
Çdo propozim i komisionit për këtë çështje kërkon miratimin e shteteve anëtare të BE-së dhe të parlamentarëve europianë.
Komisioni pritet të publikojë rezultatet e një sondazhi online që zhvilloi nga fillimi i korrikut deri në mes të gushtit. Sondazhi mori 4,6 milionë përgjigje – dukë shënuar një shifër rekord në BE – prej të cilëve më shumë se tre milionë përgjigjë vinin nga Gjermania.
Më shumë se 80% e të anketuarve duan heqjen e praktikës së zhvendosjes së orës përpara në pranverë dhe mbrapa në vjeshtë, sipas një shkrimi të publikuar nga e përditshmja gjermane ”Westfalenpost”./ /sm/ a.jor.













