TIRANË, 31 Gusht /ATSH/ -Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se, Programi Interreg IPA CBC “Greqi-Shqipëri 2014-2020” njofton se thirrja e 4-rt për projekt propozime do të shpallet në Shtator 2018.
Buxheti i përgjithshëm në dispozicion për thirrjen e katërt është 11.500.000,00 € (prej të cilave 9.775.000,00 € është kontributi i Unionit dhe 1.725.000,00 € Kontributi Kombëtar).
Thirrja do të jetë e hapur për të dyja Akset Prioritare dhe për tre (3) Objektivat specifike të Programit, përkatësisht:
Rritja e kapacitetit të infrastrukturës ndërkufitare në transport, ujë dhe menaxhimin e mbetjeve
Rritja e efikasitetit të energjisë dhe përdorimi i Burimeve të Rinovueshme të Energjisë (RES)
Ruajtja e burimeve kulturore dhe natyrore si parakusht për zhvillimin e turizmit në zonën ndërkufitare.
/gj.m/j.p/






















