TIRANË, 26 janar /ATSH-I. Vata/ Bashkia e Gjirokastrës ka marrë masat për qarkullimin normal të mjeteve dhe qytetarëve, duke depozituar kripë në rrugët e shtruara me kalldrëm.
Në këto ditë me temperaturat të ulëta të motit, bashkia Gjirokastër po ndërhyn për evitimin e problematikave që shkaktojnë për qarkullimin ngricat dhe akulli në rrugë.
Sipas bashkisë në qytet dhe njësitë administrative, punohet për depozitimin e kripës në rrugët e brendshme dhe sigurimin e normalitetit për lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.
Prioritet i kushtohet lagjeve karakteristike ku ngricat në rrugët e kalldrëmta vështirësojnë lëvizjen.
Bashkia apelon që banorët të tregohen të kujdesshëm në evitimin e rrjedhjes së ujërave sipërfaqësore në këto ditë me temperatura të ulëta të stinës.
/a.a/r.e/























