TIRANË, 17 janar/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec pati reshje bore.
Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese menjëherë bënë pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës.
“Qarkullimi i mjeteve përgjatë të gjithë aksit rrugor vazhdon normalisht”, bëri të ditur ARRSH.
/j.p/r.e/























