TIRANË, 17 janar/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.
Ditën e sotme, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi aksionin për pastrimin e zonës në Pyllin e Sodës, në Vlorë.
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë gjithë vijës bregdetare nisi në qershor të vitit të shkuar.
Aktualisht veç zonave bregdetare po shemben objekte pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare.
/j.p/r.e/












