Ballina Bota

SHBA – Trump: Zgjedhjet e mesmandatit më të rëndësishmet e jetës sonë

UASHINGTON, 2 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se ”zgjedhjet e nesërme të mesmandatit janë më të rëndësishmet e jetës sonë”.

Kjo është një përpjekje e fundit për të mbledhur mbështetësit e tij para zgjedhjeve, të cilat opozita demokrate shpreson t’i fitojë.

“Jemi në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit, më të rëndësishmet, mendoj, të jetës sonë”, tha presidenti amerikan, i cili më parë kishte kaluar rreth 25 minuta duke lavdëruar në detaje rinovimin e një pishine të madhe reflektuese në Uashington D.C., para së cilës mbajti fjalimin e tij./  /Ad.Ab./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Ukraina investon një miliard euro të BE-së në projekte të përbashkëta të mbrojtjes
Artikulli tjetërShqipëria prezantohet në World Travel Market London 2026