Ballina Aktualitet

Rama pret princin sovran të Monakos

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim princin sovran të Monakos, Albert II, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë ndau në rrjetet sociale pamje nga ky takim takim i zhvilluar në Tiranë.

Në Tiranë po vijon punimet samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan pamje nga takimi me liderët pjesëmarrës në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë
Artikulli tjetërGonxhja pret Chappaz: Shqipëria synon të bëhet qendër europiane për AI të gjelbër