Ballina Bota

FOKUS – Qelizat kërcore pritet të riparojnë nyjet e dëmtuara

BAZEL, 14 mars /ATSH/ – Nga hunda e pacientit deri te gjuri i tij, fjalë për fjalë, duke u rritur në laborator para se të përfundonte në sallën e operacionit. Kjo, me pak fjalë, ishte rruga e ndjekur nga disa qeliza kërcore të përdorura për të riparuar nyjet e dëmtuara, shkruan salute.eu.

Një strategji që mund të ndihmojë në prodhimin e pjesëve të kërcit për të zëvendësuar ato të dëmtuara dhe, ndoshta, për të vonuar ndërhyrjet protetike.

”Zgjidhja e propozuar është ende eksperimentale, por transplantet e kërcit janë studiuar për ca kohë dhe këto rezultate përshkruajnë drejtimin për të lëvizur”, thekson Ivan Martin nga Universiteti i Bazelit (në Zvicër) dhe autorë të tjerë të një studimi të ri të botuar në faqet e Science Translational Medicine. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisionerja Kos dhe Muzhaqi në shkollën “Dhaskal Todri”: Mbështetje Shqipërisë për të përfituar nga programet e BE-së
Artikulli tjetërDy të rinj në podcast me ministrin Gonxhja: Angazhimi në politikë, rrugëtim për të kontribuar në zhvillimin e vendit