AMSTERDAM, 11 shkurt /ATSH-DPA/ – Populisti holandez i krahut të djathtë, Geert Wilders ka kërcënuar se do t’i japë fund koalicionit qeverisës nëse zbutet një projektligj që shtrëngon rregullat e azilit.
Partia e tij për Lirinë (PVV), e cila mban numrin më të madh të vendeve në parlament, por është pjesë e një koalicioni të gjerë të kryesuar nga kryeministri Dick Schoof, paraqiti projektligjin.
Por, ekspertët e qeverisë thonë se do të nevojiten ndryshime sepse pjesë të projektligjit janë të pazbatueshme.
Megjithatë, Wilders theksoi se ”nëse do të paraqiteshin ndryshime, atëherë kjo qeveri do të merrte fund”.
Kreu i partnerit të koalicionit, Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD), Dilan Yesilgoz, i quajti kërcënimet e Wilders “të panevojshme dhe të papërgjegjshme”.
Projektligji synon të reduktojë kohëzgjatjen e statusit të azilit në Holandë nga pesë në tre vjet aktual dhe të kufizojë bashkimin familjar.
Ekspertët kanë frikë se autoritetet e azilit dhe gjykatat do të mbingarkohen nga procedurat e reja.
Partia e Wilders është në qeveri për herë të parë dhe ai duhej të hiqte dorë nga posti i tij si kryeministër në mënyrë që koalicioni të mund të formohej vitin e kaluar, pas zgjedhjeve në fund të 2023-shit./ /os/























