Ballina Flash

Gonxhja: 21800 vizitorë në sitet e trashëgimisë kulturore gjatë janarit

Vizitorë në sitet kulturore

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Gjatë muajit janar sitet tona kulturore kanë mirëpritur 21,800 vizitorë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja publikoi shifrat në rrjetet sociale. Ministri renditi sitet më të preferuara për t’u vizituar të muajit të kaluar.

I pari për nga vizitueshmëria, renditet Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti”, Krujë:

  • Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti”- 4,000 vizitorë
  • Parku Arkeologjik Shkodër – 3,836 vizitorë
  • Kalaja e Gjirokastrës – 2,882 vizitorë
  • Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” – 2,261 vizitorë
  • Muzeu Ikonografik “Onufri” Berat – 1,928 vizitorë

Sitet e trashëgimisë kulturore kanë shënuar rritje të vazhdueshme të vizitueshmërisë. Vitin e kaluar shifra e vizitorëve arriti në 1,3 milionë vizitorë, të huaj e vendas.

Në këto shifra ka ndikuar dhe fakti që shumë prej këtyre objekteve janë restauruar, janë nxjerrë nga zona e riskut apo janë marrë masa për konservimin e rijetësimin e tyre. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRestaurohet Ura e Zerzebilit në Gjirokastër
Artikulli tjetërKosovë, fillon sot numërimi i votave të kandidatëve për deputetë