Ballina Ekonomi

Avantazhet konkurruese në sektorë strategjikë, zv.ministrja Rama pret deputetë të landit të Saksonisë

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama priti sot në një takim një delegacion me deputetë të Forumit Parlamentar për Evropën Lindore dhe Qendrore të landit gjerman të Saksonisë.

Përgjatë takimit u theksuan mundësitë që ofron Shqipëria lidhur me perspektivat dhe avantazhet konkurruese në sektorë prioritarë dhe strategjikë të ekonomisë.

Gjithashtu u diskutua bashkëpunimi i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, mbështetja e vazhdueshme nëpërmjet projekteve të bashkëpunimit teknik, integrimi europian, zhvillimi i turizmit dhe ftesa për bizneset gjermane për të investuar, duke përmendur përfshirjen e Gjermanisë në bashkëpunimin për zhvillim përmes GIZ-it në Shqipëri.

Rama theksoi prioritetet e MEKI-t lidhur me nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve të bashkëpunimit me Gjermaninë dhe landin e Saksonisë, si një ndër partnerët e rëndësishëm ekonomik, tregtar, social dhe kulturor të vendit tonë.

Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve gjatë vitit 2024 llogariten 86,3 miliardë lekë. Eksportet llogariten 22 miliardë lekë, ndërsa importet 64,3 miliardë lekë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLigjet miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votimin nga jashtë, rrëzohet kërkesa e PD
Artikulli tjetërKosova, përmirësim në renditjen e perceptimit të korrupsionit