Ballina Flash

Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe në Reçak

PRISHTINË, 15 janar/ATSH/ Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Në 26-vjetorin e masakrës në këtë fshat të Shtimes, po vendosen lule pranë varreve të 45 civilë shqiptarë.

Gra, burra, fëmijë e të moshuar u vranë nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

I pari që i tha botës që në këtë fshat të Shtimes po kryhet krim kundër njerëzimit, ishte shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Të gjitha të dokumentuara, por Serbia ende e mohon masakrën e 15 janarit 1999 e cila shënoi kthesën e madhe për historinë e Kosovës. /KosovaPress/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – Banka Botërore premton 20 miliardë dollarë për Pakistanin
Artikulli tjetërWalker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i vizitorëve